Këta janë të plagosurit në Klinë, njëri është djali i asamblistit të VV-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 17:40

Dy persona janë plagosur pas një sherri mes dy familjeve të ndodhur sot në Klinë.

Policia konfirmon se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtenat e armë zjarri, ndërsa Insajderi mëson se katër të tjerë janë rrahur.

Mësohet se njeri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi (1991).

Po ashtu personi tjetër i plafosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Përleshja mes dy familjeve, dyshohet se ka ardhur për shkak të një prone.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit