Opozita propozon Dash Shehin për President të Shqipërisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.05.2022, 17:00

Ditën e sotme, kreu i PR, Fatmir Mediu ka propozuar emrin e kryetarit të LZHK Dashamir Shehitsi kandidaturë për President të Republikës së Shqipërisë.

Mediu, si kryetar i Aleancës për Ndryshim ku bëjnë pjesë disa parti të opozitës, ka folur për çështjen e kandidaturës së opozitës për president.

Ky i fundit tha se ka nisur bisedimet me Dukën e PAA për emrin e Shehit si president i duhur në krye të shtetit. Tashmë pritet reagimi i mazhorancës për propozimin e opozitës.

“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të kriujuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit