Do të transformojë udhëtimin në Ballkan, Ura Peleshac pritet të hapet në korrik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 16:33

Një urë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e ndërtuar nga një kompani kineze, dhe që lidh dy brigje kroate, të cilat janë të ndara nga një pjesë e vogël e territorit të Bosnjë-Hercegovinës pritet të hapet së shpejti.

Ura Peleshac e Kroacisë, së shpejti, do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, teksa ndërtimi i saj në vlerë të 420 milionë eurove, është financuar 85 për qind nga Bashkimi Evropian.

Ura në fjalë që do të transformojë udhëtimin në Ballkan do të hapet në korrik, mirëpo jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare dhe këtu e kemi fjalën për banorët vendas.

Sipas net.hr, ura prej 2.4 kilometrash, pritet të zhduk në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Sipas mediave kroate, me hapjen e urës, shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci, që është territor i Bashkimit Evropian, pra më konkretisht rreth 9 kilometra më vonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit