Flet prindi i të plagosurit në Klinë: Djali im u godit nga plumbi pa dashje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 16:21

Sot rreth orës 13:40 në qytetin e Klinës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë dy persona mbetën të plagosur. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë kanë dal detaje të reja se si ndodhi rasti, ku gjithçka ndodhi pas një fjalosje qe u shkaktua në zyrën e një avokati.

Zafer Gashi, prindi i njërit prej të plagosurve, tha se ata kanë qëlluar rastësisht në një fjalosje me familjen Daka.

Sipas tij, plumbi e ka goditur gabimisht djalin e tij, Fitimin.

“Ne kemi qëllu rastësisht në një fjalosje edhe plumbi ka ra gabimisht, fatkeqësisht, pa dashje te ky djali jem. Kaq” tha ai për Sinjalin.

Gashi po ashtu bëri të ditur se gjendja shëndetësore e djalit të tij është duke u përmirësuar dhe shpejt pritet operimi i tij.

“Gjendja shëndetësore e djalit është në përmirësim. Pritet me e nis për Prishtinë me e ba një incizim për me mujtë me hi në operacion me ia heq plumbin se i ka mbetë në kambë”, shtoi Gashi.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja

Raportohet se gjithçka ndodhi pas një fjalosje qe u shkaktua në zyrën e një avokati.

Fillimisht, burimet thonë se pjesëtarë të familjes Gashi dhe një shtetas serb kanë qenë te avokati në fjalë, para se të arrinte edhe familja tjetër, Daka, kur edhe eskaloi përleshja në përdorimin e armës.

Sipas informatave të para, familja Daka, që merret me shitjen dhe blerjen e probave të ndryshme, nisi një zënkë me avokatin, te i cili kishin shkuar.

Për të mos u përshkallëzuar situata, familja Gashi kishte ndërhyrë që të qetësonte gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Një pjesëtar i familjes Daka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një anëtar të familjes Gashi, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, edhe një anëtar i familjes Daka ka pësuar plagë nga arma e zjarrit, por qe ende nuk dihet se a është shkrepur vetëm nga një revole.

Fatmirësisht dy personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit