Dënimi i Haradinajt e Gucatit, jehonë në mediat ndërkombëtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 16:11

Dënimi i sotëm për dy krereët e organizatës së veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nuk ka kaluar pa jehonë edhe te mediat ndërkombëtare.

“Veteranët e UÇK-së dënohen nga Gjykata Speciale për frikësimin e dëshmitarëve.” është titulli i medias franceze Le Figaro.

Për dënimin e dy krerëve të OVL-UÇK-së ka raportuar sot edhe France24. Për dënimin e dy krerëve të OVL-së i ka interesuar të raportojë edhe një mediumi në Australi.

“Specialja dënon për krime lufte dy udhëheqësit e veteranëve të Kosovës”, thotë titulli i atij mediumi. Ballina e The Australian

Poashtu, media austriake puls24.at, pasi tregon dënimin prej 4.5 vitesh të dy udhëheqësve të veteranëve, mes tjerash shkruan për “publikimin e dokumentave të besueshme” që kanë tentuar të pamundësojnë punën e Gjykatës. “Ky është vendimi i parë i Gjykatës Speciale prej themelimit të saj në 2015”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit