Roma-Feyenoord/ Shqipot po i shesin biletat në treg të zi me 3000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.05.2022, 16:17

Çmenduria po ndodh në kryeqytet miq! Dhe bëhet fjalë pikërisht për shitjen në treg të zi të biletave të finales së Ligës së Konferencës midis Roma-Feyenoord që do të mbahet në stadiumin Air Albania më 25 Maj.

Nëse çmimet fillestare të biletave i keni parë me çmime tejet të ulëta në faqen zyrtare të UEFA, ku maksimumi kapte 125€ për biletë, shqiptarët ia kanë gjetur zgjidhjen ashtu si çdo ndeshje tjetër.

Individë të ndryshëm kanë nisur t’i shesin në treg të zi me çmime marrendëse. Përmendim këtu edhe faqe si eBay apo edhe grupe të ndryshme telegrami ku çmimet shkojnë deri në 3000€ për biletë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit