57-vjeçari ‘zhdëp në dru’ të riun nga Kruja: Do e vras, më ngacmoi vajzën!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 15:11

Një ngjarje e rëndë për shoqërinë shqiptare është regjistruar në Fushë-Krujë.

Shtetasi me iniciale Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj ka kryer veprime të turpshme ndaj një të miture.

Pas këtij veprimi, babai i vajzës i irrituar nga ngjarja, ka dhunuar djalin 19-vjeçar.

Ndërkohë policia ka proceduar në gjendje të lirë të riun që kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së mitur, ndërsa ka proceduar penalisht babain e vajzës, shtetasin R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit