Kërcet arma në Klinë, plagosen dy persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 14:46

Dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 13:40. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.

Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.

Informacione për Gazetën Express ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit