S’njihet Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës ka bërë operacion në Antalya për heqje kilesh

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.05.2022, 14:34

Presidentja Vjosa Osmani e Kosovës ka habitur me pamjen e saj të re pas humbjes së kilogramëve të tepërta.

Ajo është grimuar profesionalisht dhe është dukur para kamerave disa vite më e re. Ky ndryshim rrenjësor i Osmanit ka bërë që qytetarët shqiptarë të Kosovës të shpërthejnë në komente.

Rikujtojmë se para pak javësh, në të gjitha mediat turke u përhap lajmi se ajo kishte kryer një ndërhyrje të kushtueshme për humbje peshe.

Sipas të përditshmes së famshme turke, “Hurriyet” Osmani e ka kryer operacionin në stomak në Antalia të Turiqë.

“Fotot e holla dhe në formë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila prej kohësh vuan nga mbipesha, janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale. U kuptua se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion që ka bërë në Antalia” thuhet në shkrim.

KIRURGJIA E STOMAKUT TUB

Do të thotë se 80% e stomakut hiqet duke bërë që të kufizohet sasia e ushqimit që konsumon organizmi, duke arritur humbjen në peshë. Pas këtij operacioni, stomaku i përngjan një tubi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit