U rrëzua nga tarraca e shtëpisë, humb jetën 65-vjeçari në Tepelenë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 14:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Mësohet se një 65-vjeçar është rrëzuar nga tarraca e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, në Tepelenë. Ai ka qenë duke kryer disa riparime në tarracën e banesës dhe për një moment është rrëzuar duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit