Vendimi/ 25 MAJ do jetë ditë pushimi! Bledi Çuçi: Kush s’është nga Tirana do vijë pas orës 18:00!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.05.2022, 13:11

Bledi Çuçi, ministri i Brendshëm, ka treguar sot se qeveria ka vendosur që data 25 Maj të jetë ditë pushimi për qarkun e Tiranës dhe akset hyrëse në Tiranë do të jenë të bllokuara, deri në orën 18:00. Pra sipas Çuçit, kush do që të vijë në Tiranë për të parë ndeshjen duhet të futet në Tiranë pas orës 6 së pasdites.

Çuçi tha:

Sot qeveria mori vendimin që data 25 të shpallet si ditë pushimi që kjanë pjesë e qarkut të Tiranës. Kjo masë merret në vazhdën e masave për të organizuar finalen e Konferencës së Ligës Europiane. Presim që do ketë një fluks njerëzish për të ndjekur këtë finale. Kemi një interes për gati 5-6 herë më shumë seç ka kapaciteti i Air Albania. E para atë ditë në 25, do të jetë një ditë pa makina, pra nuk do të ketë lëvizje të makinave përveç urgjencave dhe ajo që është e rëndësishme, të gjitha akset hyrëse në Tiranë do të bllokohen deri në 18:00. Pra kush do të vijë në Tiranë për t'i bashkuar festës do të vijë në Tiranë pas orës 6.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit