I buzëqeshur e me kollare kuqezi: Kështu e priti Haradinaj dënimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 12:56

Dy krerët e veteranëve të luftës e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Tribunali Special në Hagë shumë gjakftohtë.

Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë.

Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve dhe i buzëqeshur po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij e mori dënimin.

Ai po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit