Shpallen fajtorë Haradinaj e Gucati, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 10:56

Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura me publikimin e dokumenteve të kësaj gjykate.

Sipas trupit gjykues, vepra u krye duke ua ofruar gazetarëve dokumentet e duke inkurajuar dorëzimin e dokumenteve të ngjashme edhe më tej. Sipas tij, synimi i Gucatit e Haradinajt ka qenë zbulimi për informacion të mbrojtur.

Trupi gjykues gjithashtu ka thënë se deklaratat e Gucatit dhe Haradinajt përbënin kërcënim të rëndë dhe veprime të dëmshme për cilindo person.

Gjithashtu u tha se të akuzuarit tentuan të pengonin zyrtarët e ZPS-së në kryerjen e detyrave zyrtare.

“Të akuzuarit gjithashtu deklaruan se dështimi i Dhomave të Specializuara është i qartë. Trupi gjykues konstaton se të akuzuarit kanë përmbushur formë të rëndë të veprës penale, duke penguar personat zyrtarë të ZPS-së”, u shpreh gjykatësi.

Trupi gjykues ka konstatuar se Haradinaj dhe Gucati janë penalisht përgjegjës si bashkëkryerës për veprat penale në pikat 1,3, 5 dhe 6, si dhe përgjegjës për kryerës invidual për veprën penale të pikës 2.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit