U lëndua nga një mjet i metaltë, vdes punëtori në vendin e tij të punës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 13:56

Një person ka humbur jetën në vendin e tij të punës, pas plagëve të marra.

Sipas policisë viktima është lënduar nga një mjet i metaltë, derisa po punonte në Novobërdë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIMI, DEMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Novobërdë 17.05.2022 – 07:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit