I riu në Tiranë shantazhon 19-vjeçaren braziliane: Më jep para ose do të publikoj videot intime

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 09:45

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Tirana. Ky i fundit i identifikuar si Eraldo Dervishi shantazhonte një 19-vjeçare nga Brazili. Shqiptari kërcënonte brazilianen që do t’i publikonte videot intime nëse nuk t’i jepte para. Ka qenë vajza nga Brazili ajo e cila kreu kallëzimin në polici pas shantazheve të shumta që i bënte shqiptari. Pas operacionit 'Extorntion', është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29-vjeçarit. Mësohet se braziliania dhe 29-vjeçari shqiptar janë njohur në rrjete sociale dhe braziliania i çonte video intime.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Extortion", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Shantazhonte një shtetase, që t’i jepte shuma parash, për mospublikimin e disa videove, vihet në pranga 29-vjeçari.Sekuestrohen një aparat celular dhe një pasaportë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 19 vjeçe, nga Brazili, se një shtetas e shantazhonte për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Extortion". Falë veprimeve profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, brenda pak orësh, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:- E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D. i kishte marrë pasaportën 19-vjeçares, të cilën e shantazhonte që t’i jepte shuma të caktuara parash, për mospublikimin e disa videove që ai dispononte.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit