U aksidentua pasditen e 5 majit së bashku me shoqen e saj në Fier, ndërron jetë 22-vjeçarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 09:28

Pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman doli nga rruga automjeti tip “Seat” dhe për pasojë mbetën të plagosur dy vajza që udhëtonin në të. Fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me jetën dhe ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga familjarë të vajzës, ndërsa në një postim në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, e përshkruajnë të ndjerën si një vajzë të sjellshme dhe nxënëse ekselente.

Postimi:

Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin eparakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges!

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzat që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjece, me inicialet S.T, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, teksa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit