Reagojnë aktivistët: Festa e Abetarës, turp i madh për shoqërinë tonë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.05.2022, 09:41

Dallimi që iu bë nxënësve të komuniteteve Rom, Egjiptas dhe Ashakli në Festën e Abetarës që u oragnizua të martën në Pejë, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Aktivistja Zana Avdiu ka thënë se “përjashtimi i fëmijëve të komuniteteve është e keqja ma e madhe që mundet me ba dikush”.

“Dhe kjo e keqe, bahet hala ma e madhe, kur kete ndarje me rrjeta e distance, qe u dokshin si me i fute ne kafaz, e ka ba nje mesuese. Ka ndodh brenda nje shkolle. Aty ku mendohet se duhet te luftohet racizmi e ndasite. Aty ku mendohet se pervec tjerash, duhet me u mesu dashnia e solidarizimi me te tjeret. Aty ku duhet me u zhduke paragjykimet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i Arta Avdiut:

Krim eshte edhe me ia vra andrrat ne femije, e me ba me u ndje sikur nuk i perket kesaj bote.

Perjashtimi i femijeve te komuniteteve, nga festa e abetares eshte e keqja ma i madhe, qe mundet me ba dikush.

Per cka duhet me u qite pas rrjetave, disa metra larg nxanesve tjere? Se kane ngjyre tjeter? Se nuk kane kushte te mira te jetes, e po fundosen ne varferi? Per cka?

Dhe kjo e keqe, bahet hala ma e madhe, kur kete ndarje me rrjeta e distance, qe u dokshin si me i fute ne kafaz, e ka ba nje mesues/e. Ka ndodh brenda nje shkolle. Aty ku mendohet se duhet te luftohet racizmi e ndasite. Aty ku mendohet se pervec tjerash, duhet me u mesu dashnia e solidarizimi me te tjeret. Aty ku duhet me u zhduke paragjykimet.

Cka pritet nga te tjeret, kur kjo ndodh nga mesuesit e ne shkolla?

Një reagim të tillë e ka bërë edhe aktori Shkumbin Istrefi i cili një gjë të tillë e cilëson racizëm të pastër.

“Kjo eshte turp i madh per shoqerine tone. Duhet te kerkohet pergjegjesi. Racizem i paster. Pavaresisht qe reagimet jane te shumta, ketyre femijeve do t’u mbetet ne kujtim tere jeten qe kane qene prapa nje rrjete qe asocon ne grila te shoqerise sone ndaj komunitetit RAE. Gezimi i tyre prapa “grilave” shpon si thike ne ndergjegjen e kesaj shoqërie”, shkruan Istrefi.

Edhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka reaguar pas rastit në Pejë.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënon çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaçërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, të cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës.

“Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë!

Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrtojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës”, shkruan Nagavci.

Sipas saj, parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit