Albin Kurti ‘vesh’ Kryeministrinë e Kosovës me flamurin e LGBT-së: Jemi të barabartë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 08:42

17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë dhe për këtë arsye kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të mbulojë Kryeministrinë e Kosovës me flamurin e LGBT.

Kurti është solidarizuar me personat e komunitetit LGBTIQ+, duke postuar një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, teksa shkruan se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

Më 15 mars në Kosovë është votuar kundër projektligjit për martesën e homos*ksualëve. Në momentin e votimit, të pranishëm në sallë ishin 77 deputetë, ndërsa 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Nga 61 deputetët që votuan, 28 prej tyre votuan pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit