Pandemia “gjunjëzon” Korenë e Veriut, mbi 600 mijë qytetarë në izolim total

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 08:33

Koreja Veriut është gjunjëzuar përsëri nga pandemia. Pas më shumë se dy vite luftë me viruse, Koreja e Veriut ka vendosur më shumë se 660 mijë qytetarë në izolim të rreptë. Numri i personave të infektuar ka shkuar në mbi 1.5 milionë që prej javës së kaluar.

Mediet e huaja raportojnë se për shkak të mungesës së testeve dhe mjeteve për të përballuar pandeminë, numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë se sa shifrat zyrtare. Koreja e Veriut mund të përballet me një krizë humanitare. Besohet se regjimi i Kim Jong Un nuk ka vaksinuar asnjë qytetar dhe se nuk ka akses në barnat antivirale që përdoren për trajtimin e Covid-19 në vende të tjera.

Spitalet e vendit nuk kanë pajisje të mjaftueshme, ndërsa repartet e terapisë intensive janë të pakta. Në të njëjtën kohë, kequshqyerja kronike e ka bërë popullsinë prej 26 milionë banorësh më të prekshëm ndaj sëmundjeve të rënda.

“Shumica e koreano-veriorëve vuajnë nga kequshqyerja kronike dhe nuk janë të vaksinuar, praktikisht nuk ka më ilaçe në vend dhe institucionet shëndetësore nuk janë në gjendje të përballen me këtë pandemi,” tha Lina Yoon, një studiuese koreane në Human Rights Watch. Që kur u konfirmuan rastet e para, makina e propagandës së Koresë së Veriut e ka paraqitur virusin si një armik që mund të mposhtet përmes bllokimit, karantinës dhe vigjilencës së madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit