Trafikonin drogë në Itali/ Çmontohet grupi me 30 persona, mes tyre shqiptarë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 08:12

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga 30 persona mes tyre edhe 1 shqiptar. Grupi prej 30 personash drejtohej nga një 64-vjeçar me origjinë siciliane dhe bashkëshortja e tij. Banda me 30 persona u godit kur po tentonte të trafikonte armë dhe drogë e destinuar për kriminelët.

Njëra nga armët e kapura është përdorur në vrasjen e sipërmarrësit Donato Carbone, në vitin 2019. 30 personat u arrestuan nga karabinierët në provinca të ndryshme të Lombardisë, me akuza të ndryshme për trafik dhe mbajtje pa leje të armëve, trafik droge, grabitje, zhvatje, vjedhje dhe pastrim parash.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një grup të madh kriminal italian që ka krijuar një rrjet trafiku droge dhe armësh, që ka lidhje me kriminelë të fuqishëm. Grupi drejtohej nga një 64-vjeçar me origjinë siciliane, me banim në Cologno Monzese, i cili së bashku me gruan e tij kryenin grabitje, zhvatje dhe mashtrime.

Ata pastronin para të cilat më pas riinvestoheshin në furnizimin me armë klandestine dhe në importimin nga jashtë të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, të cilat tregtoheshin në të gjithë Lombardinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit