Robert Aliaj sherr me shokun e Ronelës: Ishit skandaloz në Eurovizion, skutha

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2022, 07:22

Ronela Hajati ka qenë kryefjalë e mediave këto kohët e fundit. Pasi u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën ‘Sekret’, Ronela Hajati është përballur me një sërë kritikash.

Polemikat e shumta që shoqëruan veshjen, performancën dhe këngën e këngëtares në këtë edicion padyshim do të jenë të paharrueshme.

Ronela e cila na përfaqësoi me këngën “Sekret” nuk siguroi dot votat e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale.

Lidhur me këtë pati një sherr verbal mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt të cilët janë përfshirë në debate.

Të ftuar në një emision televiziv, Robert Aliaj pati një përplasje me këngëtarin Ardit Çuni, pjesë e delegacionit shqiptar në Torino, ku u mbajt dhe festivali.

Pjesë nga debati:

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal.

Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare.

Ardit Çuni: Të shoh vetëm duke komentuar dhe festival si Kënga Magjike. Të përgëzoj që shan një koncert që ti vetë merr pjesë. Një pjesë e këngëtarëve kanë dalë nga Kënga Magjike.

Robert Aliaj: Të flasim me radhë… Unë nuk dua të merrem me njerëz anonim. Ne nuk kemi kulturë debati.

Ardit Çuni: Nuk e di për çfarë e ka fjalën zoti Aliaj. Ka përgjegjës dhe tituj në këtë delegacion. Delegacioni drejtohet nga RTSH. Unë jam drejtor i medias në rastin konkret. Derejtorët janë pjesë e kontrollit të gjësë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit