Shkelma dhe grushta pafund! 29-vjeçari me probleme mendore rrihet nga 6 të rinj, videoja hidhet në rrjetet sociale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 01:16

Një 29-vjeçar nga Gambia i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është sulmuar me shkelma, grushta dhe fyerje racore nga një grup të rinjsh në një park publik në Pietrasanta, Itali. Mësohet se gjashtë persona, 5 prej tyre të mitur janë denoncuar për lëndime të rënda për motive banale dhe urrejtje racore.

Të gjashtë filmuan sulmin dhe më pas postuan videon në rrjetet sociale për t'u mburrur. Në video dëgjohen fëmijët duke e quajtur ‘buba’ emigrantin nga Gambia dhe disa prej tyre duken duke rrahur 29-vjeçarin, i cili nga goditjet e marra bërtet disa herë.

Mëngjesin e sotëm policia ka kontrolluar në banesat ku jetojnë gjashtë të rinjtë me prindërit e tyre. Rrobat e përdorura gjatë sulmit, celularët, disa gram hashash dhe marihuanë, një shkop bejsbolli, dorëshkrime që lavdërojnë dhunën karabinierëve janë sekuestruar nga policia. Ata kanë përdorur edhe një çadër për të goditur 29-vjeçarin pasi e kanë rrethuar, tallur dhe provokuar.

Burimi:ansa.it. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit