Ndodh në Fushë-Krujë! Qytetari filmon rrugën plot me mbeturina, çan gomën e makinës sa kalon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2022, 00:45

Në Shqipëri e keqja të ndodh në çdo moment të ditës apo natës edhe atëherë kur s’e pret fare. E themi këtë pasi kështu i ka ndodhur një qytetari në Fushë-Krujë. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se ka qenë duke ecur me makinë në lagjen Bakushe Visha kur ka çarë gomën e makinës prej mbeturinave në rrugë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se rruga është e mbushur plot me mbeturina të ndryshme dhe çarjen e gomës së makinës së qytetarit.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq, Ja si i lene mbeturinat ne Fushe-Kruje tek lagjia Bakushe Visha.Ja dhe pasojat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit