Tmerr në Spitalin e Peshkopisë/ Pacienti ngec brenda ashensorit me orë të tëra

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.05.2022, 21:25

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë jashtë çdo koncepti normal, ndodhi brenda mjediseve të QSUT, ku një paciente e moshuar dhe një pjesëtar i stafit të spitalit mbetën të dëmtuar rëndë si pasojë e prishjes së ashensorit.

Ngjarja në fjalë ndodhi edhe pse rezultoi se dhjetra miliona lekë ishin paguar nëpër tendera mirëmbajtjeje. Mirëpo duket se në të vërtetë këto tendera shërbejnë sa për letra pasi në të vërtetë po faktohet çdo ditë se nuk bëhet asnjë mirëmbajtje. Në rastin më të mirë këto para ndahen mes firmës fituese dhe Ogerta Manastirliut.

Këtë e përforëcon akoma më tej një tjetër ngjarje e rëndë që ka ndodhur kësaj rradhe në Spitalin e Peshkopisë. Sipas qytetarëve, një pacient i këtij spitali ka ngelur brenda ashensorit me orë të tëra pasi ka gati dy vite që ashensori nuk funksionon.

Këtu ngjarja kalon nga e dhimbshme në kufijtë e qesharakes, pasi familjarët e pacientëve që u ka rënë halli t’i drejtohen dyerve të spitalit, detyrohen t’i mbajnë në krahë nga kati i parë deri në të pestin.

Në vijim mesazhi i plotë i qytetarit dërguar pranë redaksisë së Joq Albania:

Pershendetje Joq, kjo eshte situata ne spitalin e Peshkopise. Ka gati 2 vite qe nuk funksionon ashensori, te gjithe pacientet transportohen ne krahe nga kati i pare ne te pestin. Ne foto eshte nje pacient i ngelur brenda me ore te tera. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit