Në Durrës, tejmbushja e koshave të plehrave s’ka fund, qytetarët të shqetësuar: Situata po përkeqësohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2022, 19:51

Koshat e tejmbushur të plehrave në Durrës vijojnë të jenë një problem i madh për durrsakët të cilët pavarësisht ankesave të shumta ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë faktin që firma “Rej sh.p.k” lë në mëshirë të fatit zonën e Kullës dhe Hamallës në Durrës pasi koshat vijojnë e tejmbushen ndërsa firma s’merr asnjë masë për pastrimin e tyre dhe të rrugêve. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si koshat anës rrugës janë tejmbushur me plehra në një kohë që firma formalisht merret me pastrimin e rrugëve por në praktikë nuk bëjnë asgjë.

Denoncimi i qytetarit:

Ne zonen e kulles dhe hamalles nga firma rej sh.p.k nga pogradeci ju lutem bejeni publike joq ky problem sa vjen dhe perkeqsohet ju faleminderit !

“Rej sh.p.k” e Luan Kaprit ka si objekt të veprimtarisë së saj tregtare tregtimin e artikujve të ndryshëm, shërbimin e pastrimit, grumbullimit dhe largimin e mbetjeve publike, ndërtimin e objekteve të banimit, objekteve industriale dhe jo vetëm. “Rej sh.p.k” është një firmë “e përkëdhelur” e qeverisë pasi tenderat e fituara prej saj janë të shumta dhe me nam. 5 muaj më parë kjo kompani ka fituar tenderin për pastrimin e Pogradecit, ku bëhej fjalë për 500 mln lekë. Edhe në atë kohë kompanitë e tjera janë skualifikuar dhe Kapri ka marrë tenderin në mënyrë abuzive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit