Alarmi për bombë në UP, i rrejshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 19:10

Nuk janë të rralla alarmet e rrejshme për bombë në Prishtinë. I tillë doli të jetë edhe alarmi i sotëm për bombë në Rektoratin e UP-së.

Pas inspektimit, njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.

Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar sot për lajmi.net se njoftimin për kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë pranuar rreth orës 16:00.

Pas pranimit të informacionit, të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Policia tashmë ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit