Zbulohet e vërteta e aksidentit në Dhërmi, betonierja nuk kishte frena

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.05.2022, 19:06

Ditën e sotme ndodhi një aksident mes një betoniereje dhe një automjeti tjetër të rëndë në Dhërmi. Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja që kontaktuan me redaksinë e Joq Albania, mësohet se kamioni ka qenë i parkuar ndërsa betonierja ka ardhur me beton nga Jali.

Por fatkeqësisht nuk i kanë funksionuar frenat dhe shoferi është hedhur rreth 10 metra para se të godiste kamionin e parkuar dhe të përfundonte në rërë. Ndërkaq mësohet se shoferi ka thyer këmbën si pasojë e këtij incidenti dhe tashmë ndodhet në spital. Sipas dëshmitarëve betonierja është në pronësi të një kompanie të quajtur “Xhulio” dhe po shkonte të hidhte beton tek një fshat turistik.

Ndërkaq sipas dëshmitarëve mësohet se betonierja do te kthehej pas resortit Morina Palace dhe do ikte në drejtim të fshatit turistik. Për shkak të problemit me frenat, nuk ka ngadalësuar dot dhe ka vazhduar drejtë. Pasi ka kaluar portën e Morina Palace, shoferi është hedhur nga makina dhe ka goditur kamionin e parkuar, pastaj ka rënë poshtë. Gjithashtu redaksia e Joq Albania u kontaktua nga një përfaqësues i Morina Palace sipas të cilit aksidenti nuk ka lidhje me resortin, por thjesht ka ndodhur pranë tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit