Alarm për bombë në Rektorat, policia rrethon objektin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 18:07

Një alarm për bombë është dërguar në adresë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Borovci.

Në objektin e Rektoratit të UP-së tashmë kanë arritur edhe njësitet K9 të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit