Tiranë/ Shoferi përplas 20-vjeçaren në vizat e bardha

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 16:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë.

Një shtetas me iniciale S. P., banues në Tiranë ka aksidentuar te vijat e bardha një 20-vjeçare me E. M.

Shoferi ka aksidentuar vajzën e re dhe më pas është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale S. P., banues në Tiranë, u arrestua pak pas ngjarjes, teksa akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërkohë 20-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit