“Hap vrima tek rrobat e mia për të bërë s*ks më lehtë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 16:25

Aktorja amerikane Megan Fox ka habitur të gjithë me atë çfarë bën ajo për të kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë më të lehtë dhe pa mundime. Aktorja e cila njihet për shfrenimin e imagjinatës dhe që nuk ngurron shumë herë të flasë hapur për jetën e saj personale, përmes një postimi në Instagram ka rrëfyer se hap vrima tek rrobat për të bërë s*ks më lehtë.

Në një postim të ri, ylli i “Jennifer’s Body” prezantoi për publikun e saj kostumin blu, të cilin do ta vishte në Billboard Awards, ku shoqëronte të dashurin e saj Masin Gan Kelly. Kësaj radhe, megjithatë, veshja e saj seksi nuk bëri përshtypje, pasi publiku i saj është mësuar me paraqitje të tilla nga aktorja, por “mashtrimi” që ajo bëri për të bërë seks, kudo dhe kurdo që ajo të dojë.

Një seri fotosh që ajo ka postuar në Instagram tregojnë një foto të bisedës së saj me stilisten e saj, Mave Reilly. “Ky fustan blu ishte kaq i shtrenjtë, por bëmë një vrimë në mes që të mund të bënim seks”, thotë Megan Fox, ndërsa stilisti i përgjigjet me humor: “Të urrej. Unë do ta rregulloj”.

Gjatë paraqitjes së tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Masin Gan Kelly ngriti pyetje me audiencën e tij, duke e quajtur Megan Fox “gruan e tij”. Më konkretisht, reperi u ngjit në skenë për të performuar këngën “Twin Flame” dhe tha: “Këtë këngë e kam shkruar për gruan time”. Megjithatë, “qershia mbi tortë” erdhi në mes të këngës. Në një moment, u dëgjua një rrahje zemre dhe më pas, Massin Gunn Kelly tha: “Kjo është për fëmijën tonë të palindur”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit