VODAFONE vazhdon rrjepjen e shqiptarëve, rrit çmimin e paketës GigaFibra

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17.05.2022, 16:17

Vodafone është ende duke vazhduar avazin si një kompani që ka për qëllim të zhvasë shqiptarët. Së fundmi, kjo kompani, që sipas ankesave të qytetarëve, ka tarifat më të larta, ka vendosur që të rrisë çmimin e një oferte që bëhet masivisht nga klientët.

Sipas disa raportimeve nga qytetarët, Vodafone ka dërguar mesazh klientëve, se ka vendosur që të rrisë me 100 lekë çmimin e paketës Vodafone GigaFibra.

Më tej, Vodafone luan rolin e kompanisë korrekte, duke pyetur klientët nëse janë dakord për këtë, a thua se ka qytetarë, që janë dakord me rritjen e çmimeve në përgjithësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit