Vuan nga një sëmundje e rëndë, 61-vjeçarja nga Elbasani ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 16:12

Një 61-vjeçare nga qyteti i Elbasanit ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve.

E moshuara quhet Dashamira Dokle ndodhet në spitalin e qytetit në gjendje kritike për jetën e saj.

Mbesa e saj kërkon ndihmën e shqiptarëve përmes redaksisë së JOQ Albania, teksa apelon të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak për nënën e saj e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

E afërmja e 61-vjeçares nga Elbasani e cila po lufton me sëmundjen në spital, kërkon ndihmën e shqiptarëve që të paraqiten tek Spitali Qëndror Elbasan për të dhuruar gjak për hallën e saj.

Ndërkohë të gjithë personat të cilët kanë mundësi të ndihmojnë sadopak Dashmira Doklen, të kontaktojnë në numrin e celularit 0692814884 ose në 0689010490.

Për të gjithë ata që duan të dhurojnë gjak në spitalin e Elbasanit për 61-vjeçaren duhet të paraqiten në ambientet e qendrës shëndetësore, në katin e parë te banka e gjakut nga ora 08:00-14:00 dhe të deklarojnë që po japin gjak për Dashamira Doklen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit