Itali/ Masakroi bashkëatdhetarin me thikë dhe tentoi të arratisej, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 15:12

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria. Karabinierët e Riminit prangosën të riun si të dyshuar për tentativën e vrasjes së një bashkëmoshatari të tij në një qytet në provincën e Bolonjës. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 prillit ku pas një sherri banal një i ri mori dy plagë thike, një në barkë dhe një në kofshë.

I plagosur ai kaloi pranë disa dyqaneve ku kërkoi ndihmë dhe disa tregtarë lajmëruan ambulancën, duke i shpëtuar jetën të riun që po humbte shumë gjak. Dëshmitë dhe aktivitetet info-hetimore edhe nëpërmjet përdorimit të sistemeve teknologjike, aktiviteti i kryer nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rimini kanë bërë të mundur identifikimin, pavarësisht rezervave fillestare të palës së ofenduar që nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit, autori i dyshuar i sulmit, i cili, siç u zbulua gjatë hetimeve, ishte larguar menjëherë nga Rimini ku punonte, duke u kthyer në zonën e Bolonjës për të humbur gjurmët.

Në shtëpinë ku ndodhej shqiptari bashkë me një shok është gjetur një thikë, me teh 8 cm dhe dorezë 12 cm, e cila sipas hetuesve është përdorur për sulmin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit