Para 1 viti iu kap gruaja/ Burg për shkodranin dhe dy djemtë e tij, mbollën kanabis në shtëpi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 13:39

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 persona. Konkretisht të arrestuar janë shtetasit me iniciale M. Th., 60 vjeç pra babai dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç dy djemtë e tij, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe. Këta kishin kultivuar kanabis në fshat, konkretisht në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, këta persona përfshirë edhe gruan e kryefamiljarit dhe një 15-vjeccar u kapën pasi po në shtëpinë e tyre u konstatua 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, pas një punë të mirorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bratosh”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:

M. Th., 60 vjeç (babai) dhe E. Th., 25 vjeç dhe D. Th., 21 vjeç (dy djemtë), banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në datën 20.08.2021, në fshatin Bratosh, në afërsi të banesës së tyre janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sativa.

Në lidhje me këtë rast, në datën 22.08.2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe (bashkëshortja e shtetasit E. Th), dhe një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, janë gjetur 10.2 kg lëndë narkotike kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. dhe 15-vjeçari janë bashkëpunëtorë me shtetasit M. Th., E. Th. dhe D. Th. (të ndaluar) dhe me 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, D. Th. dhe M. P. (babai i 15-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit