Reagon familjari i djalit “me tre gishta”: Është fotomontazh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 12:39

Pas ndeshjes Peja-Trepça, janë publikuar në mediat kosovare dhe rrjetet sociale dy fotografi ku pretendohej se kanë ngritur tre gishta, simbol ky që njihet si simbol i serbëve.

Por siç duket një nga fotot nuk është e vërtetë por e montuar.

Në redaksinë e Joq Kosovës ka arritur një reagim nga familjari i djalit që u publikua sikur kishte ngritur tre gishta.

Ai thotë se kjo është foto-montazh, dhe se djali në foto kurrë nuk do ta bënte një gjest të tillë.

"Keni rënë pre e montazheve e dezinformimeve. Djali në foto ka familjar të vrarë nga serbët, ky lajm është shumë e rëndë për të", thotë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit