Armë brenda lokalit në Kavajë/ Arrestohet kamarieri, pronari ia mbath nga biznesi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 11:23

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 19 vjeçar. Ky i fundit punonte kamarier në një lokal në Kavajë, ku u konstatua një rast i armëmbajtjes pa leje dhe organizim i lojërave të fatit. Në lokalin e shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara. Policia ka arrestuar A. Ç., 19-vjeç dhe ka shpallur në kërkim pronarin e biznesit, shtetasin me iniciale E. M., 40 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në lokal, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Black”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – A. Ç., 19 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Punësimi i paligjshëm".” – njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit