“Ia rrëmbeva kallashnikovin dhe e vrava”, i burgosuri nga Drenica tregon si e vrau ushtarin rus

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 10:13

Viti 2000 në Kosovë ishte fillimi i pas luftës në Kosovë ku të gjithë ata që përjetuan luftën kishin trauma e pasoja të mëdha. Por një histori e pazakontë është rrëfyer këto ditë në mediat kosovare.

Një i burgosur nga Drenica ka rrëfyer se kur ishte vetëm 14-vjeç e kishte vrarë një ushtar rus në mes të Skënderajt.

Ai tha se ushtarit ia ka rrëmbyer armën dhe e ka vrarë në çast. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000.

I burgosuri nga Drenica thotë se momenti kur ushtari foli në gjuhën ruse, që për të i tingëlloi si gjuhë serbe ai reagoi duke e vrarë atë.

“Në janar të vitit 2000 u regjistrova në shkollë të mesme në Skënderaj, me çantë të shkollë duke shkuar e pash një ushtar rus në sheshin “Adem Jashari”, u kanë truprojë i gjeneralit…aty disa persona e shajshin ushtarin rus edhe unë u afrova fillimisht…ja rrëmbeva kallashnikovin ushtarit rus edhe e kam bë vrasjen në çast”, tha ai në emisionin “n’burg” në RTV Dukagjni.

Më shumë detaje mund të kuptoni në videon e mëposhtme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit