‘Roma Club Albania’ bën JEHONË në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.05.2022, 10:16

Faqja zyrtare e romanistëve, forzaroma.info i ka kushtuar një artikull organizimit të tifozëve shqiptarë të Romës nëpërmjet Klubit Zyrtar në Shqipëri të Tifozerisë: Roma Club Albania

ARTIKULLI

Tifozët shqiptarë të Romës do të mblidhen në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të kryeqytetit për të parë ndeshjen finale të Ligës së Konferencës.

Klubi i tifozerisë së Romës në Shqipëri, përmes një postimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, do u bëjë një dhuratë tifozëve që do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Romës dhe Feyenoord që vlen edicionin e parë të Ligës së Konferencës, që nuk do të kenë një biletë për në Arena Kombetare.

Në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të kryeqytetit, ata kanë organizuar një event që do t'i lejojë të gjithë të ndjekin finalen së bashku. Zona do të jetë ajo e tifozëve të Romës.

Ja çfarë shkruajnë ata:

“Roma Club Albania në bashkëpunim me drejtuesit e Romës do të organizojë një takim më 25 maj për të gjithë tifozët e ekipit tonë.

Për të gjithë ata që nuk mund të sigurojnë biletën do të takohemi në amfiteatri i Liqenit Artificial të Tiranës, ndodhet pranë stadiumit.

Presim tifozë të Romës nga Italia dhe ne nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Na pret një natë e gjatë plot emocione. Forca Roma!".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit