Zbulohet tuneli sekret i drogës, i gjatë sa gjashtë fusha futbolli

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 09:34

Autoritetet amerikane njoftuan të hënën zbulimin e një tuneli të madh të kontrabandës së drogës, me një gjatësi sa gjashtë fusha futbolli.

Sipas mediave, tuneli sekret kalonte nga Tijuana, Meksikë deri në një zonë industriale në Kalifoni dhe përmbante sisteme hekurudhore dhe ventilimi; energji elektrike dhe mure të përforcuara.

Tuneli i madh me drogë u zbulua pranë pikës kufitare Otay Mesa të San Diegos në një zonë ku në dy dekadat e fundit janë gjetur edhe shumë tunele të tjera me drogë.

Autoritetet amerikane thanë se nuk dihej se sa kohë kishte funksionuar tuneli, teksa autoritetet sekuestruan 800 kg kokainë, 75 kg meth dhe 1.6 kg heroinë.

Pas konstatimit të tunelit janë arrestuar gjashtë persona të moshës 31-55 vjeç, të gjithë nga Kalifornia e jugut.

Që nga 2006, autoritetet kanë gjetur 15 tunele të sofistikuara të përshtatura për transportimin e drogës në kufirin Kaliforni Meksikë.

Drogat e forta, si heroina, metamfetamina dhe fentanili, zakonisht kontrabandohen përmes pikave kufitare zyrtare nga Meksika, sepse madhësia e tyre e vogël dhe mungesa e erës e bëjnë të vështirë zbulimin e tyre. Tunelet u japin kontrabandistëve një avantazh për të qenë në gjendje të mbajnë ngarkesa të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit