Po i jepte burrit drogë në burg, kapet mat gruaja kosovare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2022, 08:45

Një grua është kapur duke i dhënë bashkëshortit të saj të burgosur një sasi të narkotikëve, në sallën ku zhvillohen vizitat në burgun e Dubravës.

Por kjo nuk shkoi pa u vërejtur, pasi oficerët korrektues gjatë vëzhgimit të palëve, kanë konstatuar se diçka nuk është në rregull dhe duhet intervenim. Siç raporton Sinjali, në momentin që kanë ndërhyrë zyrtarët për t’i kontrolluar, i burgosuri e ka hedhur një qese me drogë në tokë, duke tentuar që ta fsheh.

Plani u dështoi dhe përveç që vizita mbaroi aty, edhe gruaja e të burgosurit u fut në telashe me ligjin. Ajo u shoqërua në stacion policor, për t’iu nënshtruar procedurave ligjore, ku me urdhër të prokurorit është iniciuar rast ndaj saj për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit