Ikën metoda mes bananeve! Kapen 53 pako kokainë të fshehur në qymyr

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2022, 08:18

Njësia Task Force në portin detar të Durrësit ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi droge të llojit kokainë.

Sasia e lëndës narkotike, kokainë është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua në datën 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit.

Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Nga kontrolli paraprak ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes.

Anija është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32.

Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 50 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00 , pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit