PLAS SKANDALI/ Kush është drejtori rilindas që kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.05.2022, 22:52

Favoret seksuale në këmbim të një vendi pune, është një karakteristikë e drejtorave të Rilindjes, të cilët mesa duket, duhet ta kenë me patjetër në CV, pasi të japin dorëheqjen nga “drejtorlliku”. Pasi Rama i emëron në poste drejtuese, rilindasit e thekur, që kanë bërë fushatë, fillojnë të shtrijnë dorën në vajza që janë në pikë të hallit për një vend pune, duke i kërkuar atyre favore seksuale.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA, ka mbërritur denoncim, nga një qytetare. Ajo tregon, përmes bisedave në Whatsapp, se drejtori i një institucioni që abuzon shumë me tenderat, i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Siç mund ta lexoni nga bisedat e mëposhtme, drejtori, i ka premtuar vendin e punës Enit, prej disa kohësh, por pavarësisht se kanë kaluar javë të tëra, ai nuk e ka mbajtur premtimin.

Në bisedat e Whatsapp-it, qytetares i bëhet ftesa për në një shtëpi me qira ditore, ku ajo dhe drejtori të hanë sushi, por Eni nuk pranon. Drejtori fillon të shfrenojë edhe më tej imagjinatën, duke çuar në mendje gjuhën dhe trupin, të cilat janë më të lirshme natën.

Në fund të bisedës, qytetarja denoncuese, i drejtohet drejtorit, se mund t’i japë para, por seksin që ai po kërkon, kurrë.

Mendohet se këto mesazhe kanë shkuar shumë më lart se institucioni që drejton 'qejfliu' rilindas dhe së fundmi pritet që ky drejtor të japë dorëheqjen.

Gjithashtu, burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se, drejtori rilindas, në ambientet e punës, nuk po thërritet më në emër, por si Mr. Sushi, ushqimi që ai ofron para seksit, për një vend pune.

Tani, të shohim se cili drejtor do e japë dorëheqjen këto ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit