U hodh me parashutë dhe u përplas me pemën/ Detaje nga rrëzimi i turistit holandez në Malin e Çikës, kolegët shoqërohen në polici

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 21:26

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëzimin e turistëve holandezë nga Mali i Çikës. Mësohet se kanë qenë 6 turistë(më herët u raportua 2) duke eksploruar natyrën shqiptare kur njëri prej tyre është rrëzuar dhe ka thyer këmbën. Ky turist po transportohet drejt spitalit të Traumës në kryeqytet ndërsa 5 të tjerët janë duke u shoqëruar për në Orikum nga policia.

Në media raportohet se turistët ishin duke u hedhur me parashutë, ku turisti i cili mbeti i plagosur u përplas me pemën dhe si pasojë mbeti i lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit