Bashkia Mirditë pengon emigrantin të investojë, Gjin Marku: S’ma japin lejen prej 1 viti, do futem në grevë urie

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 20:59

Gjin Marku nga Rubiku ashtu si shumë emigrantë të tjerë pas shumë vitesh në Itali ka vendosur të investojë në vendlindje. Marku pas 30 vitesh ka vendosur që në bashkëpunim me një investitor italian të ngrejë një biznes prodhimi pjesësh makinash, në pronën e tij në Rubik. Të gjitha pajisjet dhe makineritë me vlerë 150 mijë euro ai i ka sjellë prej 1 viti në Shqipëri por ato kanë ngelur në magazinë, pasi Bashkia Mirditë refuzon të japë lejen për ndërtimin e objektit, me pretendimin se prona e qytetarit është pjesë e një projekti zhvillimor në të ardhmen.

Kam punuar për 30 vite në Itali me gjithë familjen time dhe meqenëse vetë Kryeministri bën thirrje në vazhdimësi që emigrantët të vinë të investojnë këtu, vendosa që ta bëj diçka të tillë.Në bashkëpunim edhe me një investitor italian vendosem që të bëjmë një linjë prodhimi pjesësh automjetesh këtu në Rubik. Kam sjell të gjitha makineritë nga Italia, të cilat kapin vlerën e 150 mijë euro, duke zbatuar të gjitha rregullat. Prej 1 viti i kam të magazinuara dhe spo arrij ti vendos në punë sepse Bashkia Mirditë nuk më jep lejen e ndërtimit për të bërë objektin. Aplikim për leje ndërtimi e kamë bërë, në bazë të projektit që kam bërë, duke qenë se kemi pronën tonë këtu me të gjithë dokumentacionin. Po më mbajnë me mashtrime prej 1 viti.

Marku synon të punësojë 15 persona nga zonat përreth në ndërrmarrjen që planifikon të ndërtojë ndërsa me kalimin e kohës numri i tyre do rritet edhe më shumë. Gjin Marku akuzon Drejtuesen e Njesisë Administrative të Rubikut Flora Jushi se po bëhet pengese për zbatimin e projektit tij.

Në këtë investim unë kisha planifikuar të punësoj 15 persona fillimisht e më pas të zgjerohem e të marr edhe 50 punëtorë të tjerë nga zona përreth. Në qoftë se nuk do më jepet zgjidhje për t’i hapur rrugë investimit, i gjithë mundi i jetës do më shkojë dëm sepse tani pjesën më të madhe të investimit e kam bërë, duke blerë makineritë. Toka është e imja me çertifikate e me të gjitha, por duke qenë se administratorja e Rubikut Flora Jushi ka banesen e prindërve aty afer, nuk i pelqen që unë të bëj ati sipermarrjen se ju prishet qetesia. Diçka e tillë me duket absurditet, që për tekat e një përsoni mos të lejohem të investoj. Nuk e kuptoj çfare është ky shtet i digjeneruar, që po i detyron njerezit që ta braktisin vendin.

Ai i bën thirrje qeverisë që të ndërhyje për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të tij.

Duke qenë se çdo tri ditë del në televizor që emigrantet të investojnë këtu, i bëj thirrje Kryeministrit që të ndërhyjë e t’i japë zgjidhje problemit që unë kam. Më duket absurditet që pushteti vendor të më pengojë të investoj në token time, të cilën e kam me të gjithë dokumentacionin përkatës. Investimi që unë kam menduar i shërben të gjithë zonës dhe ndihmon në zbutjen e papunësisë.

Nëse problemi i tij nuk gjen zgjidhje, Gjin Marku ka paralajmêruar grevë urie deri në vetflijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit