E sëmura me hepatit B denoncon QSUT-në: Mungon sistemi që prej të premtes, nuk marrim dot recetën e ilaçeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 20:21

Ankesat e qytetarëve ndaj shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë. Qytetarët e sëmurë janë të detyruar të përballen me justifikime nga më të ndryshmet kur duan të marrin shërbimin që ju nevojitet në QSUT.

Një qytetare e cila mjekohet për hepatitin B ka denoncuar në redaksinë tonë problemin e radhës me të cilin është përballur ajo dhe të sëmurët e tjerë. Sipas saj që prej të premtes të sëmurët nuk marrin dot recetën për të vazhduar mjekimin pasi sistemi është prishur ndërkohë ilaçet i marrin me rimbursim pasi janë të sëmurë kronikë.

Por përveç kësaj, qyetarja shprehet se prej një muaji mungon ilaçi “tenofovir disoproksil 245 Mg”. Ajo kërkon një mënyrë alternative për të marrë recetën pasi nuk mund të rrinë dot pa ilaçe.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si jeni , doja te ngrija nje shqetesim shum te madh qe po ndodh ne spitalin QSUT ! Jam nje paciente qe mjekohem per hepatitin B dhe shum te tjere si mua qe mjekohem me hepatitin B dhe C . Kemi qe te premten qe vim te konsulta per te mar receten qe te vazhdojme mjekimin por na thon qe nuk ka sistem sepse nuk e di se cfare ka ndodhur me sistemet . Askush nuk jep nje pergjgije kur vjen ky sistem dhe ne si paciente nuk kemi ku te marim ilace pasi jepen me rimbursim nga spitali per te semuret kronik. Pervec kesaj ka 1 muaj qe eshte ne munges tenofovir disoproksil 245 Mg . Duhet te jet nje menyre alternative per te dhen receten sepse nuk mund te rrim pa ilace .Nqs keni mundesi beni dicka ju lutem ! Ky eshte mjekimi i cili eshte ne munges

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit