Publikohen pamjet kur rreshteri Hamziq sulmon zyrtaren policore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 20:13

Gjatë ditës është raportuar se rreshteri i Policisë Rajonale në Pejë, Senad Hamziq ka sulmuar mbrëmë një zyrtare policore, përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.

Ndërkohë, janë publikuar pamjet e këtij sulmi fizik ndaj zyrtares policore.

Pamjet e publikuara nga Sinjali shfaqin Hamziqin brenda një veture teksa sulmon fizikisht zyrtaren e Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot Hamziqin, të dyshuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

IPK njofton se me gradën e rreshterit, Hamziq, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”.

Pas kësaj, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima, e cila është zyrtare policore është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘kanosje’”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit