“Kishte dy pistoleta me veta”, Ardit Kërtusha tregon si u qëllua në lokal: Autori me maskë e syze

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2022, 19:52

Ardit Kërtusha ish-kandidati për kreun e PS në Durrës është plagosur ditën e sotme në lokalin e Noizyt te Currilat. Gjatë një prononcimi për “Abc”, Kërtusha ka deklaruar se personi që e ka sulmuar ka qenë me maskë, kapele dhe syze të errëta. Sipas tij autori ka patur dy pistoleta dhe në momentin që i është bllokuar njëra, ka nxjerrë tjetrën dhe e ka qëlluar sërish. Sipas tij atentati ndaj tij nuk ka qenë një konflikt çasti ashtu siç ka deklaruar policia e Durrësit në njoftimin e saj.

Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit