E habitshme: Komuna vendos 10 mijë euro pajisje për largimin e sorrave nga qyteti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 19:39

Komuna e Skënderajt sot ka vendosur disa aparatura të cilat shërbejnë për eliminimin e sorrave, brejtësve dhe të gjitha shpezëve që krijojnë papastërti dhe ndotje të hapësirave private dhe publike, transmeton Veriu.info.

Sipas komunës këto pajisje kanë vlerë prej 10 mijë euro e të cilat funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpezët kurse mbushën me energji alternative përmes rrezeve të diellit.

Njoftimi nga komuna:

Janë vendosur pajisjet për largimin e shpezëve.

Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe ditë më parë, janë vendosur pajisjet për eliminimin e sorrave, brejtësve dhe të gjitha shpezëve të tjera të cilat kanë sjellë papastërti dhe kanë ndotur hapësirat publike e private për kohë të gjatë.

Pajisjet janë vendosur përgjatë Sheshit Adem Jashari, në hapësirën e shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” si dhe në një pjesë të rrugës 28 Nëntori.

Këto pajisje në vlerë rreth 10 mijë euro janë dhënë donacion nga Ardita Thaçi, bashkatdhetare e jona e cila jeton dhe vepron në perëndim. Pajisjet funksionojnë përmes tingullit i cili largon shpezët kurse mbushën me energji alternative përmes rrezeve të diellit.

Për një ambient të qetë, të pastër dhe pa ndotje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit