Shqetësuese: Nxënësi i klasës së katërt kapet me armë në shkollë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 18:28

Kohët e fundit janë iniciuar disa raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Raste të tilla fatkeqësisht janë raportuar edhe nëpër shkolla.

Së fundmi, është raportuar se në nxënës i klasës së katërt në Lipjan, ka shkuar në shkollë me një armë në brez.

Drejtoria e shkollës “Kadri Beba”, në fshatin Ribar i Madh, të komunës së Lipjanit, ka raportuar në Polici se sot paradite është vërejtur se një nxënës i klasës së katërt i kësaj shkolle kishte shkuar me revole në brez.

Burimet e Gazetës Sinjali nga kjo shkollë njoftojnë se arma që nxënësi posedonte ishte me gaz dhe bashkë me armën Policisë u është dërguar edhe municioni i saj.

Meqenëse personat nën moshën 14-vjeçare nuk kanë përgjegjësi penale, përgjegjësia mund të kërkohet tek prindërit e nxënësit, në rast se konstatohet se ata ishin në dijeni për veprimet e fëmiut të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit