Flet babai i vajzës që u godit nga vetura në shesh, tregon gjendjen e saj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.05.2022, 15:57

Dje në Prishtinë, një 6-vjeçare është goditur nga një veturë midis sheshit “Nëna Tereza”, ku është e ndaluar lëvizja e makinave.

Lajmin për këtë ngjarje e ka dhënë vet babi i të mitures në një njoftim në Facebook.

Vërshim Kastrati ka shkruar se një vozitës me veturë të tipit BMW pasi e ka goditur vajzën e tij, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe sipas tij ende nuk është arrestuar nga policia.

Por, Kastrati të hënën, në një intervistë të dhënë për T7, ka treguar se si është gjendja shëndetësore e vajzës së tij.

“Vajza aktualisht është pakëz më mirë, sepse ka shqetësime emocionale pasi që mosha e saj tregon më së miri se çfarë ka përjetu. Gjithashtu ka edhe ndrydhje të gjymtyrëve, duarve, këmbës, dhe një pjesë tek koka”, tha Kastrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit